Please enter at least 3 characters.

Genoa 2-0 Juventus, notat e lojtarëve: Dëshpërojnë mbrojtësit e kampionit

2019/03/GettyImages-1131204276-e1552830422430.jpg
264:"GENOA, ITALY - MARCH 17: Christian Kouame (L) of Genoa CFC is challenged by Leonardo Bonucci of Juventus during the Serie A match between Genoa CFC and Juventus at Stadio Luigi Ferraris on March 17, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Genoa ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë edicion Juventusit.

Vendasit arritën një fitore të madhe me rezultat të pastër 2-0, falë një ndeshje tejet të mirë të zhvilluar para tifozëve të vet.

Trajneri i kampionit në fuqi, Max Allegri kishte vendosur t’i pushojë disa nga yjet e skuadrës dhe kjo nuk ishte një ide e mirë pasi pësuan humbje.

Festa e futbollsitëve të Genoas. (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Ishin dy zëvendësuesit, Stefano Sturaro dhe Goran Pandev që me golat e tyre i siguruan tri pikë të arta Genoas.

Kouame, Sturaro, Pandev dhe kapiteni Domenico Criscito ishin lojtarët më të dalluar tek Genoa.

Mbrojtja e kampionit në fuqi nuk ishte në ditën e tyre më të mirë dhe dështuan keq përballë sulmuesve vendas.

Ndërsa nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin Perin dhe mbrojtësin Caceres. /Telegrafi/