Please enter at least 3 characters.

Genesis po mendon lansimin e një makine elektrike të vogël luksoze për tregun evropian, që bazohet në konceptin Mint

2023/03/genesis.jpg

Genesis po mendon të lansojë një makinë elektrike të vogël luksoze për tregun në Evropë bazuar në konceptin Mint, raporton Autocar.

Koncepti Mint u prezantua në Auto Show 2019 në New York me dimensione kompakte që e bëjnë atë ideal për tregun evropian, ku makinat më të vogla janë të njohura, transmeton Telegrafi.

Mark Choi, kreu i planifikimit të produktit për Genesis, ka konfirmuar se firma koreano-jugore po shqyrton zgjerimin e modeleve të saj dhe një model më i vogël është duke u studiuar, veçanërisht për tregun evropian.

“Por nuk është një rast i thjeshtë për futjen e modeleve të reja; ne duhet të faktorizojmë rritjen e shitjeve të parashikuara për makinat tona aktuale, ta peshojmë atë kundrejt kapacitetit tonë prodhues dhe më pas të marrim parasysh rritjen e kostos së lëndëve të para dhe të kuptojmë se si kjo ndikon në vendim“, shtoi Choi. /Telegrafi/