Please enter at least 3 characters.

Genci i kënaqur me Adelinën

2016/01/adelina.jpg

Genc Prelvukaj thotë se ai është i kënaqur me suksesin e këngës “Bone sikur n’dasëm”.

Kënga është bashkëpunim i grupit Etnon, pjesë e të cilit është Genci, dhe këngëtares seksi nga Maqedonia, Adelina Tahiri.

Videoklipi i tyre ka marrë rreth 700 mijë klikime në YouTube më pak se dy javë pas lansimit, me të cilën shifër Genci shprehet më se i kënaqur.

”Ishte një ide e momentit bashkëpunimi me Tahirin, por shkoi gjithçka mirë”, ka thënë Genci, transmeton Panorama.

“Donim të bënim diçka ndryshe me një artiste jashtë grupit tonë, dhe rezultoi shumë i suksesshëm për këto ditë të para të publikimit të klipit në youtube”, ka shtuar ai. /Telegrafi/