Please enter at least 3 characters.

Genc Prelvukaj të mërkurën publikon bashkëpunimin e ri “Shko”

2023/05/Screenshot_14.png

Artisti i mirënjohur, Genc Prelvukaj prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ndërkohë, tashmë Genci ka zbuluar se kënga më e re nga ai është në bashkëpunim me artistin Adnan Dacin.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellur projektin që mban titullin “Shko” dhe pritet të publikohet nesër (e mërkurë).

Foto: Adnan Daci/Instagram

“Nesër në orën 14:00, nëse ju ka pëlqyer “Leter për ty” atëherë ju pëlqen edhe kjo. Në bashkëpunim me Adnan Dacin. Shko”, ka shkruar Genci në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, edhe Daci ka reaguar përmes një postimi për të njoftuar duetin me Gencin.

“Të nderuar miq e dashamirë ju njoftojmë se nesër në ora 14 : 00 do të keni mundësinë ta ndiqni bashkëpunimin tonë të parë me këngëtarin e madh të shumë hiteve shqiptare dhe mikun tim shumë të nderuar Genc Prelvukaj. Shpresoj ta pëlqeni”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që kjo këngë e Gencit vjen pas baladës “Letër për ty”, që solli në nëntor të vitit të kaluar dhe ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/