Please enter at least 3 characters.

Gazetari rus që fitoi Çmimin Nobel për Paqe: ‘Kjo shkon për Anna Politkovskaya’ dhe kolegë të tjerë që vdiqën për të mbrojtur lirinë e shprehjes

2021/10/Dimitri-Muratov.jpg
735:"Novaya Gazeta editor Dmitry Muratov (L) stands next to a plaque commemorating of slain anti-Kremlin Russian reporter Anna Politkovskaya at the office of the Novaya Gazeta newspaper in Moscow on October 7, 2021. - Russians commemorated on October 7, 2021, the killing of investigative journalist Anna Politkovskaya 15 years ago on President Vladimir Putin's birthday, while her newspaper warned time had run out to punish the masterminds of the murder. Politkovskaya, a fierce critic of Putin and the Kremlin's wars in Chechnya, was shot dead on October 7, 2006, in the entrance hall of her apartment block in central Moscow. She was 48 years old. (Photo by Natalia KOLESNIKOVA / AFP) (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Kryeredaktori i Novata Gazeta, Dimitri Muratov, tha se Çmimi Nobel për Paqe që iu dha është një dëshmi e përkushtimit të gazetës ndaj fjalës së lirë dhe kolegëve të që tij që kanë vdekur për lirinë e fjalës, transmeton Telegrafi.

“Kam punuar, isha i zënë. Ata më telefonuan nga Komiteti i Nobelit, por unë nuk e hapa telefonin. Unë nuk kisha kohë madje të lexoja të gjithë tekstin. Por do t’ju them këtë: kjo nuk është meritë e imja. Kjo është Novaya Gazeta. Meritë e atyre që vdiqën duke mbrojtur të drejtën e njerëzve për lirinë e fjalës. Meqenëse ata nuk janë me ne, besoj që duhet t’ju tregoj të gjithëve. Ky është Igor Domnikov, ky është Yura Shchekochikhin, kjo është Anna Stepanovna Politkovskaya, kjo është Nastya Baburova, kjo është Natasha Estemirova, ky është Stas Markelov. Çmimi shkon për ta”, tha Muratov.

Anna Politkovskaya, dikur një zë udhëheqës në Rusi që raportonte për luftën në Çeçeni për Novaya Gazeta, u vra 15 vjet më parë. Muratov dhe ish-kolegë të tjerë përkujtuan Politkovskaya-n në një ceremoni jashtë zyrave të gazetës në Moskë. /Telegrafi/