Please enter at least 3 characters.

Gazetarët anglezë të befasuar me ngritjen e flamujve të Anglisë në "Fadil Vokrri"

2019/11/Kosovangli-1.jpg
230:"PRISTINA, KOSOVO - NOVEMBER 17: Fans hold up England flags during the UEFA Euro 2020 Qualifier between Kosovo and England at the Pristina City Stadium on November 17, 2019 in Pristina, Kosovo. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kosova ka vazhduar të tërheqë vëmendje mediatike për organizimin e jashtëzakonshëm të mikpritjes që ia ka bërë Anglisë për ndeshjen e fundit kualifikuese për 'Euro 2020'.

Komentatori i BBC Radio 5 Live, Ian Dennis, është nga anglezët e shumtë që janë befasuar me mikpritjen që iu është bërë atyre, si në qytet ashtu edhe brenda stadiumit "Fadil Vokrri".

"Çfarë pritjeje. Tifozët e Kosovës me flamuj të St George (flamuri i Anglisë) duke e mbajtur lart gjatë himnit të Anglisë. Mirë se erdhët dhe respekt", ka shkruar Dennis në një postim në Twitter.

Nga ana tjetër, gazetari i The Mirror, John Cross, është mahnitur me flamujt e Anglisë që u ngritën nga tifozët shqiptarë të pranishëm në stadiumin "Fadil Vokrri".

tifozët duke i mbajtur flamujt e Anglisë në "Fadil Vokrri" (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kur "God Save The Queen" i lëshua, secili tifoz i Kosovës në stadium e ngriti një flamur të St George (flamur të Anglisë), ka shkruar John Cross në postimin e tij në Twitter, të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi në stadium. /Telegrafi/