Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Lazio e meritoi kualifikimin, duhet ta kthejmë formën

2019/04/Gattuso-Simeone.jpg
252:"MILAN, ITALY - APRIL 24: AC Milan head coach Gennaro Gattuso and SS Lazio head coach Simone Inzaghi during the TIM Cup match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on April 24, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Gennaro Gattuso e pranon se Lazio e ka merituar të kualifikohet dhe tifozët e Milanit merituan më shumë të mërkurën mbrëma në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë përfundoi 0-0 në Romë dhe pritej që Milani të kalonte tutje, por mysafirët u treguan më të zotët duke fituar me rezultat minimal 10.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga një kundërsulm i shpejt dhe u konkretizua nga Joaquin Correa.

"Ne u mbajtëm mirë në pjesën e parë, por pas pushimit Lazio kishte tre shanse, nuk lëvizëm mjaftueshëm topin", ka thënë fillimisht Gattuso për Rai Sport.

"Është një moment i vështirë, ne po luftojmë dhe duhet të kthehemi te forma, pasi të dielën ka një tjetër lojë të vështirë kundër Torinos".

Gattuso dhe Inzaghi para ndeshjes (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

"Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë pse jemi në këtë formë negative".

"Lazio meritoi të kualifikohej dhe tifozët tanë meritonin më shumë sonte", përfundoi italiani. /Telegrafi/