Please enter at least 3 characters.

Gashi rikthehet te Prishtina

2016/01/gashi-rikthehet-te-prishtina_hd.jpg

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, futbollisti në fjalë. “Jam rikthyer në stërvitje dhe gjithçka po shkon mirë. Kam munguar disa ditë për arsye të banimit, por tani gjithçka është rregulluar. Kam biseduar me të gjithë dhe gjithçka është rregulluar”, është shprehur Gashi.

Mesfushori ofanziv u shpreh i lumtur që i është bashkuar bashkëlojtarëve dhe sipas tij, Prishtina do të jetë një arrë e fortë për kundërshtarët në sezonin e ri që nis me 22 gusht.

Ai ka kontratë me Prishtinën edhe për më shumë se një vit. Gashi pasi kishte munguar disa ditë në stërvitje, ishte suspenduar nga klubi për shkak të mospërfilljes së rregullave, por tani si duket gjithçka është rregulluar dhe ai do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës që po drejtohet nga trajneri Ramiz Krasniqi.