Please enter at least 3 characters.

Gareth Bale paralajmëron transferimin në MLS

2020/05/GettyImages-1176416146.jpg
241:"SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 22: Gareth Bale of Real Madrid CF looks on during the Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 22, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka dy vite që mundohet ta largojë Gareth Balen, por ylli uellsian nuk pranon një gjë të tillë.

Sulmuesi anësorë ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në verën e vitit 2022 dhe është i vendosur ta respektojë atë.

Përkundër ofertave nga Anglia ku kërkohet nga Everton dhe Tottenham Hotspur, Bale nuk dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.

Por uellsiani ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të transferohet në elitën e futbollit amerikan MLS.

Gareth Bale. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Standardi në MLS po bëhet shumë i mirë, klubet po përmirësohen, gjithashtu edhen stadiumet”.

“Kur luajmë në turnet para sezonal e shohim se nuk është e lehtë, gjithashtu edhe kampionati çdo ditë po bëhet më i mirë dhe më atraktiv”, ka deklaruar Bale.

30-vjeçari thotë se do t’i pëlqente që në të ardhmen të luante në MLS.

“Shumë futbollistë po shkojnë nga Evropa, pasi bëhet fjalë për një kampionat interesant”.

Gareth Bale. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Natyrisht edhe mua më pëlqen MLS dhe do të më pëlqente që një ditë të luaja aty”, ka deklaruar Bale.

Kjo deklaratë e uellsianit ka alarmuar skuadrat amerikane që të nisin ofertat në drejtim të tij për një transferim sensacional në MLS. /Telegrafi/