Please enter at least 3 characters.

Gareth Bale mesazh Real Madridit: Klubi po i vështirëson gjërat, duhet të marr një vendim

2020/09/GettyImages-1255463004-1.jpg
237:"MADRID, SPAIN - JULY 10: Gareth Bale of Real Madrid walks to the bench before the Liga match between Real Madrid CF and Deportivo Alaves at Estadio Alfredo Di Stefano on July 10, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale ka thyer heshtjen në një intervistë për Sky Sports në të cilën ai ka thënë se Real Madridi po ja bën gjërat shumë të vështira, pasi e ka lënë në mes, nuk e lënë të largohet, por as nuk luan.

Uellsiani është i acaruar tash e një kohë me trajnerin Zinedine Zidane, i cili nuk i jep edhe aq hapësira në skuadër.

“Dua të luaj ende dhe kam kontratë me Real Madridin. Klubi duhet të marrë një vendim dhe shpresoj që diçka të ndodhë. Unë dua të luaj, të jem në gjendje të bëj më shumë, dhe e vërteta është se klubi po e bën gjithçka të vështirë”.

Gareth Bale (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

“Të largohem? Kjo është pyetje për klubin. Doja të largohesha sezonin e kaluar dhe ishte një projekt që më pëlqeu, por gjithçka u bllokua në sekondën e fundit. Gjithçka është në duart e klubit”, ka thënë ai

Ai siguroi që është i lumtur dhe ndjehet komod në Kombëtaren e Uellsit.

“Uellsi? Kur vij këtu, ndihem shumë i lumtur, shumë komod, ndihem i mirëpritur. Ajo që thuhet në Madrid nuk ndikon tek unë”.

Gareth Bale (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Jam 31 vjeç dhe jam në formë të mirë. Dua të luaj futboll, jam i motivuar ta bëj këtë, por është klubi që kontrollon gjithçka. Unë kam një kontratë dhe duhet të pres të shoh se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Bale. /Telegrafi/