Gareth Bale luan vetëm për Uellsin, shënon super gol ndaj Austrisë
24/03/2022
Uellsi e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Austrisë me rezultat 1-0.
Ky takim është i vlefshëm për kalim në finale të play-offit për kualifikim në Botërorin e këtij viti.
Ishte kapiteni Gareth Bale që ka realizuar për 1- 0 në minutën e 25-të.
Ylli uellsian shënoi një supergol nga goditja e dënimit për epërsinë e skuadrës së tij.
Bale që nuk po luan për Real Madridin vazhdon të dhurojë magji sa herë që luan me kombëtaren e tij. /Telegrafi/


