Garcia i kënaqur me paraqitjen e Romës
26/11/2013
“Ky 0-0 është një rezultat i rastësishëm. Ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyeshme. Ishte për të ardhur keq që nuk kaluam në avantazh”.
“Një gjë e rëndësishme është se kur ne nuk fitojmë, së paku nuk pësojmë. Ne nuk arritëm të shënojmë, por njeriu i ndeshjes ishte [portieri i Cagliarit] Avramov”.
“Problemi jonë është se disa lojtarë janë në gjendje tjetër fizike nga të tjerët. Por gota ende është gjysmë e mbushur. Ne kemi fituar një pikë në fund të fundit. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’u kthyer në majë”, ka thënë Garcia.
Me barazimin e mbrëmshëm Roma ka humbur kreun ndaj Juventusit që kryeson me një pikë më shumë. Giallorossët rikthehen në fushë të dielën me ndeshjen në udhëtim ndaj Atalantas. /Telegrafi/


