Please enter at least 3 characters.

Galliani: Rizzoli i përkryer për derbin

2016/01/f.1123190422526_m.jpg

Tashmë gjyqtarët këtë sezon kanë bërë disa gabime trashanike në ndeshjet e mëdha dhe pas golit fantazmë të Muntarit sezonin e kaluar, është Galliani ai që ka shprehur besimin e plotë për Rizzolin para superderbit ndaj Juventusit.

“Është zgjedhje e mirë që Rizzoli të jetë në krye të ndeshjes Milan-Juventus. Ai është gjyqtari më i mirë në Itali, ashtu sikurse Collina kur ishte në ditët më të mira. Le të shpresojmë se Rizzoli do të konfirmojë statusin e tij si gjyqtari më i mirë në Itali në ndeshjen e të dielës”, ka thënë Galliani.

Milani pret Juventusin në San Siro për sfidën që zhvillohet të dielën në ora 20:45. 
/Telegrafi/