Gaga, zëri i filmit të ardhshëm të James Bond?
31/03/2010
“Bosët e filmit ‘James Bond’ janë fansa të mëdhenj të Gagas. Zëri dhe sensi i saj i dramës e bëjnë atë zgjedhjen kryesore. Gaga ka pamjen e jashtme ashtu si zërin për të regjistruar një baladë inkandeshente. Ajo është kompozitore e mirë gjithashtu. Ajo është perfekte në çdo nivel”, ka thënë një burim.
Nëse Lady Gaga do të përzgjidhet për të kënduar melodinë kryesore të filmit të ardhshëm të James Bond, ajo automatikisht ndjek hapat e Madonnas që këndoi melodinë kryesore të filmit 007 ‘ Die Another Day’.
Lady Gaga gjithashtu do të pranonte një rol dytësor në xhirimet e filmit të ri të Bond. /Telegrafi/


