Please enter at least 3 characters.

Gabigol i pakënaqur me trajtimin nga Pioli

2017/04/GettyImages-647361812-e1491306412820.jpg
312:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 26: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano (L) celebrates his goal with his team-mate Gabriel Barbosa Gabigol during the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on February 26, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Si të mos mjaftonte humbja me Sampdorian, te Inter ka dalë në pah edhe një tjetër çështje.

Sulmuesi brazilian i prezantuar me shumë bujë te Inter, Gabriel Barbosa ka reaguar mjaft keq kur ka mësuar që trajneri Pioli nuk do ta aktivizonte as sot.

Gabigol ka goditur me shkelm një shishe uji që ndodhej aty pranë dhe është ulur i nervozuar në stol.

Braziliani u prezantua me shumë bujë te zikaltërit dhe vazhdon të cilësohet si një nga futbollistët më premtues të futbollit botëror.

Pas një fillimi të vështirë me Frank De Boer, Gabigol filloi të aktivizohej në mënyrë të vazhdueshme si zëvendësues nga Pioli, deri kur gjeti golin e parë në Serinë A, ndaj Bolognas, ku i dha edhe tre pikët ekipit.

Që nga ajo ndeshje, braziliani ka përfunduar në stol dhe nuk është aktivizuar për asnjë moment nga trajneri italian, madje as në ndeshje si ajo ndaj Atalantës, ku e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 5-1 dhe nuk rrezikonin asgjë.

Pioli ka preferuar t’i japë më shumë minuta një 34 vjeçari si Rodrigo Palacio, sesa të integrojë talentin brazilian dhe nëse trajneri do të konfirmohet edhe për një sezon në krye të Interit, huazimi i Gabigol duket i pashmangshëm.

Zikaltërit e kanë treguar në vijimësi, se nuk ditë të punojnë mirë me talentet dhe për këtë mjafton të përmenden lojtarë si Andrea Pirlo, Philippe Coutinho e shumë të tjerë  të cilët shpërthyen pikërisht pasi u larguan nga Interi. /TCh/