Please enter at least 3 characters.

Gabigol i kërkon falje Interit

2016/12/gabigol-2-e1495472275111.jpg

Sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa, i ka kërkuar falje tifozëve të Interit për qëndrimin jo adekuat.

Braziliani nuk kishte hyrë fare në lojë në fitoren prej 3-1 ndaj Lazios dhe kjo e ka bërë atë që të shkojë në zhveshtore pa përfunduar takimi.

“Interistët dhe bashklojtarët e mi, dje gjatë ndeshjes ndaj Lazios në nxehtësi të momentit unë kam shfaqur një qëndrim jo adekuat kur u largova nga fusha në fund të ndeshjes”.

“Pasi jam qetësuar me mbështetje të familjes, e shoh se një karakter i tillë është kundër vlerave sportive dhe profesionale”.

“Unë e di gabimin tim dhe dua të kërkoj falje tifozëve të interit të cilët më mbështesin dhe bashklojtarët e mi”, deklaroi Gabigol. /Telegrafi/