Please enter at least 3 characters.

Futbollisti shqiptar, Odise Roshi bëhet baba për herë të parë

2021/10/dualipa_247499942_609359136749001_2748669802372hfhfghf57238_n-e1635168260313.jpg

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Odise Roshi është bërë baba për herë të parë.

Futbollisti dhe partnerja e tij, Silvi u bën prindër të një djali. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në Instagram, në të cilin po ashtu zbuloi emrin e të birit.

“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël. Të dua Rois”, ka shkruar Roshi sipër imazhit familjarë ku shihet dora e tij, djalit dhe bashkëshortes.

Në hapësirën e komenteve, futbollisti pranoi urime të shumta nga ana e miqve dhe fansave të tij.

Kujtojmë që 30-vjeçari dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë në shtator të vitit 2020.

Aktualisht, futbollisti shqiptar luan në klubin turk, Boluspor. /Telegrafi/