Please enter at least 3 characters.

Futbollistët që jeta ua la ëndrrën në gjysmë, vdiqën të rinj (Video)

2016/11/Footballers-die-on-the-pitch-e1478812970967.png

Për dikë, nganjëherë jeta është e padrejtë, duke ia lënë në gjysmë ëndrrat.  

Futbolli është sporti më i bukur në botë, por ndonjëherë mund të kthehet në tragjedi, sigurisht pa dëshirën e askujt.

Kjo pasi, shumë futbollistë kanë vdekur brenda fushës së lojës, zakonisht nga sulmet në zemër dhe jo nga ndonjë duel me futbollistë kundërshtar.

Të tillë janë ish-mesfushori spanjoll i Sevillas, Antonio Puerta, i cili vdiq në moshën 22-vjecare, ashtu sikurse ish-mesfushori kamerunas, Marc Vivien Foe, i cili jetoi vetëm 28 vite, shkruan Telegrafi.

Raste tjera të futbollistëve të vdekur në fushën e lojës apo edhe jashtë saj në moshë të hershme janë edhe, ish-portieri i Hannoverit, Robert Enke me 32 vjet, Junior Manlanda i Wolfsburg me 20 vjet, Andres Escobar me 27 vjet, Bernardo Ribeiro me 26 vjet dhe Patrick Ekeng me 26 vjet poashtu, por edhe shumë të tjerë. /Telegrafi/