Futbollistët me më shumë pasime të sakta këtë javë në Ligën Premier
Paul Pogba është futbollisti që ka kompletuar më shumë pasime të sakta gjatë këtij vikendi në kampionatin anglez.
Mesfushori francez i Manchester Unitedit ka lënë pas vetës shumë yje tjerë në garën e pasimeve të kompletuara, pasi ka bërë plot 94 pasime të sakta.
Pas tij vjen mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta, i cili ka kompletuar gjithsej 91 pasime, ndërsa në vendin e tretë renditet Ferrnandinho i Manchester Cityt, shkrun Telegrafi.
Në vendin e katërt dhe të pestë gjenden Micheal Carrick i Unitedit me 82 pasime të saktë të kompletuara, po aq sa ka edhe Oriol Romeu i Southamptonit. /Telegrafi/
Pasime të kompletuara në Ligën Premier këtë vikend: Paul Pogba – 94 pasime të saktaCesar Azpilicueta – 91 pasime të saktaFernandinho – 87 pasime të saktaMicheal Carrick – 82 pasime të saktaOriol Romeu – 82 pasime të sakta


