Please enter at least 3 characters.

Futbollistët e Unitedit vijnë me një gjest shembullor në përkrahje të Ibrahimovicit e Rojos (Foto)

2017/04/rojo-ibra.jpg

Futbollistët e Manchester Unitedit kanë bërë një gjest të mirë për bashkëlojtarët e tyre.

Zlatan Ibrahimovic dhe Marcos Rojo u lënduan në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës ndaj Anderlechtit të fituar 2-1 pas vazhdimeve.

Këto lëndime rezultuan të jenë serioze për sulmuesin suedez dhe mbrojtësin argjentinas që kanë humbur këtë sezon.

Megjithatë, bashkëlojtarët e tyre kanë dalë në përkrahje morale të tyre, duke treguan dashurinë dhe respektin për ta, përcjell Telegrafi.

Futbollistët e “Djajve të Kuq” kanë veshur nga një fanellë me emrat e shokëve të lënduar gjatë nxehjes së tyre para ndeshjes me Burnleyn në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/