Please enter at least 3 characters.

Fury: Wilder është ndeshur me 50 për qindëshin tim, në rimeç do ta ketë Tysonin e vërtetë

2018/12/FuryWilderrr-3.jpg
225:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 01: Tyson Fury taunts Deontay Wilder fighting to a draw during the WBC Heavyweight Champioinship at Staples Center on December 1, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas triumfit ndaj Tom Schwarz, Tyson Fury e ka paralajmëruar kampionin e pamposhtur të WBC-së, Deontay Wilder, se do ta mposhtë në rimeçin ndërmjet tyre.

Dy boksierët e pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda u ndeshën në dhjetor të vitit 2018, ndërsa dueli ndërmjet tyre përfundoi baras me vendim të gjyqtarëve.

Ekipi i Furyt kishte thënë se ai ishte para me pikë, derisa Wilder e rrëzoi dy herë kundërshtarin e tij gjatë meçit.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, në duelin e radhës që pritet të ndodhë në fillim të vitit 2020, Tyson premton se do të jetë në formën e tij maksimale dhe se do ta mposhtë amerikanin sa herë që të dojë ai.

"Unë tashmë e kam mposhtur një herë atë (Wilderin, në meçin që u mbyll baras), prandaj do ta mposht prapë dhe prapë dhe prapë. Dhe ai nuk do të ndeshet më me 50 për qindëshin e Tyson Furyt".

"Do ta ketë një kundërshtar të përgatitur në maksimum, shumë aktiv, shumë të mprehtë që është Tyson Fury i vërtetë", citon ESPN fjalët e britanikut. /Telegrafi/