Please enter at least 3 characters.

Fury mund të garojë për titullin WBO, nëse i merret Ruizit për shkak të rimeçit me Joshuan

2019/06/TysinFury.jpg
237:"LONDON, ENGLAND - MAY 13: Tyson Fury of England shows off his shirt during a press conference ahead of his heavyweight match against Tom Schwarz at BT Sport Studios on May 13, 2019 in London, England. (Photo by Alex Burstow/Getty Images)
12:"Getty Images

Tyson Fury thotë se dueli ndaj Tom Schwarz mund të jetë edhe një meç për titullin ëBO.

Britaniku do të ndeshet me boksierin gjerman në MGM Grand në Las Vegas të shtunën mbrëma, në vazhdën e dueleve për rikthimin e tij në maje të boksit.

Tyson Fury (Foto: Alex Burstow/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua i humbi titujt WBO, WBA dhe IBF, kur u mposht në mënyrë befasuese nga Andy Ruiz Jr në Madison Square Garden të New Yorkut, që do të thotë se boksieri meksikano-amerikan u shpall kampion bote në kategorinë e peshave të rënda në divizionet e përmendura.

Derisa po bisedohet për një rimeç ndërmjet Joshuas dhe Ruizit, ky i fundit mund ta humbë titullin ëBO, pasi nuk duelon ndaj një sfiduesi të detyrueshëm. Megjithatë, gjasat janë që 'World Boxing Organization' ta marrë një vendim të tillë para fundjavës, janë minimale.

"Po dëgjoj se (titulli WBO) mund të jetë në garë të shtunën mbrëma. është informacion i brendshëm, prandaj ndoshta nuk është dashur ta them. Por, sidoqoftë, pasi e kam thënë, ndoshta do të jetë dueli për titull", ka thënë Fury për Press Association. /Telegrafi/