Please enter at least 3 characters.

Fundjavë me temperatura të ulëta dhe reshje bore

2024/12/te-reshurat-me-bore-ne-muajin-Prill-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-42-780x439-1-e1734726058391.jpg

Mbi vendin tonë fundjava pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm me reshje bore dhe temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), ditën e shtunë nuk përjashtohen reshjet e borës, ndërsa e diela parashikohet të jetë kryesisht me vranësira, intervale me diell dhe temperatura të ulëta, të shoqëruara me ngrica dhe mjegull në disa zona.

Kjo situatë meteorologjike është rezultat i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa perëndimore e kontinentit, transmeton Telegrafi.

Sipas IHK, të shtunën moti parashikohet kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme bore. Temperaturat minimale nga -2 deri në 0°C; maksimale nga 1 deri në 2°C, kurse era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Ndërsa të dielën moti do të jetë i vranët me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2°C; kurse maksimalet nga 1 deri në 4°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s. /Telegrafi/