Please enter at least 3 characters.

Fundjavë me shi në Maqedoninë e Veriut

2018/07/mot-me-shi-dhe-shkarkime-rrufesh-euml_hd-1200x630-e1532409628218.jpg

Mot jostabil dhe me vranësira, me reshje lokale të shiut dhe erë të fortë, pritet gjatë fundjavës.

Në disa vende pritet të ketë reshje të shiut me vetëtima.

Temperatura e mëngjesit gjatë ditës së nesërme do të lëviz prej 5 deri 10 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë në intervalin prej 14 deri 20 gradë celsius.

Për pjesën e dytë të fundjavës gjithashtu pritet të ketë reshje të shiut ku temperatura minimale do lëvizë prej 4 deri 9 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 20 gradë celsius./Telegrafi/