Please enter at least 3 characters.

Fundi pas 20 vjet martese: Robert de Niro dhe bashkëshortja e tij po divorcohen

2018/11/kryes-e1542802319843.jpg
261:"NEW YORK, NY - APRIL 18: Robert De Niro and Grace Hightower attend the Opening Night Gala of "Love, Gilda" - 2018 Tribeca Film Festival at Beacon Theatre on April 18, 2018 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Tribeca Film Festival)
32:"Getty Images for Tribeca Film Fe

Pas dy dekadash dashurie, aktori amerikan Robert de Niro dhe bashkëshortja e tij, Grace Hightower, janë duke u divorcuar.

Një burim i afërt me palët konfirmoi lajmin për revistën People, duke thënë se Robert dhe Grace nuk jetojnë më së bashku.

"Ndonjëherë gjërat nuk ecin edhe pse shpresoni ose i dëshironi ato", tha ky burim i brendshëm.

Ylli i "The Wizard of Lies" thuhet se ka vendosur që t'i ndajë rrugët me gruan e tij.

De Niro dhe Hightower u martuan në vitin 1997, pas gati dhjetë vjetëve lidhje emocionale dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Por kjo nuk është hera e parë që palët janë të larguar nga njëri-tjetri. Aktori kishte paraqitur letrat e divorcit edhe në vitin 1999, dy vjet pas martesës dhe patën një luftë për kujdestarinë e djalit të tyre, e cila zgjati për pak kohë, deri sa ata përfundimisht hoqën dorë nga procedurat e divorcit.

Pas kësaj, ata kanë ripërtërirë betimet e tyre të martesës në vitin 2004 në një ceremoni zyrtare në malet Catskill, pranë Nju Jorkut, ku morën pjesë edhe emra të njohur si: Martin Scorsese, Meryl Streep dhe Ben Stiller.

De Niro dhe Grace, një ish-stjuardesë, u takuan në vitin 1987, kur ai punonte për një zotëri të mirënjohur z. Chow në Londër. Që atëherë, Grace Hightower herë pas here ka qenë e angazhuar në aktrim, por edhe në biznes, ku ka drejtuar një kafene. /Telegrafi/