Please enter at least 3 characters.

Fshatrat kineze barrikadojnë veten me mure me tulla, shpresojnë që me këtë veprim do të ndalin zgjerimin e coronavirusit

2020/01/muri.jpg

Fshatrat nëpër Kinë janë duke barrikaduar veten nga bota e jashtme, me shpresën se kështu do të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit që po shpërndahet me shpejtësi të madhe nëpër këtë vend.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin fshatarat e vogla duke ndërtuar mure me tulla, për të “ndalur zgjerimin e virusit” në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Në disa fshatra tjera, banorët kanë vënë postblloqe për të vëzhguar çdo lëvizje të huajve. Edhe pse mund të tingëllojë si e pabesueshme, imazhet e dëshmojnë këtë.

Kujtojmë që të paktën 4,500 persona në mbarë botën janë infektuar me coronavirus, kurse tashmë janë konfirmuar raste në SHBA, Australi, Kanada, Francë dhe Gjermani. /Telegrafi/