Please enter at least 3 characters.

Frutex dhe Golden Eagle nisin projektin "Golden Eco- Ndaj sot, ndihmo nesër" për riciklimin e mbeturinave

Fondacioni Humanitar "Frutex & Golden Eagle" ka nisur një iniciativë të rëndësishme për mjedisin dhe komunitetin, të quajtur "Golden Eco- Ndaj sot ndihmo nesër”

Ky projekt i ri dhe inovativ synon të përmirësojë praktikat e riciklimit dhe të promovojë një mënyrë jetese më të qëndrueshme nëpërmjet vendosjes së shportave të veçanta për mbledhjen e letrës, plastikës, kanaqeve dhe qelqit.

"Golden Eco- Ndaj sot, ndihmo nesër” është një projekt që përfshin komunitetin në riciklimin efektiv të mbetjeve, ku shportat e veçanta për mbledhjen e materialeve të riciklueshme, do ta bëjnë më të lehtë për qytetarët ndarjen dhe depozitimin e mbetjeve të tyre.

Këto shporta janë etiketuar qartë për të ndihmuar njerëzit të hedhin letrën, plastiken, kanaqet dhe qelqin në vendin e duhur.

Pse është i rëndësishëm ky projekt?

Mbrojtja e mjedisit: Riciklimi ndihmon në uljen e sasisë së mbetjeve që përfundojnë në deponi, duke zvogëluar ndotjen dhe duke ruajtur burimet natyrore.

Rritja e vetëdijes qytetare: Ky projekt jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e riciklimit, por gjithashtu rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Krijimi i vendeve të punës: Fondacioni ka punësuar punëtorë për të mbledhur dhe menaxhuar mbetjet, duke krijuar mundësi punësimi dhe duke mbështetur ekonominë lokale.

Bashkohuni me "Golden Eco" dhe bëhuni pjesë e ndryshimit pozitiv për komunitetin dhe mjedisin tonë.

Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme për të gjithë.