Please enter at least 3 characters.

Franca tenton të përfitojë nga rasti Balogun, kërkon në FIFA që t’i hiqet kartoni i verdhë Michael Olises

Federata Franceze e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s anulimin e kartonit të verdhë të Michael Olise, të marrë në fitoren ndaj Paraguait në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës.

Sipas raportimit të “L'Equipe”, drejtuesit e futbollit francez besojnë se mesfushori ofensiv i Bayern Munichut u ndëshkua padrejtësisht pas një incidenti në minutat shtesë me futbollistin e Paraguait, Matias Galarza.

Federata argumenton se pamjet filmike tregojnë qartë se Olise nuk pati kontakt me kundërshtarin, ndaj kartoni i verdhë nuk duhej të ishte dhënë.

Ky karton mund të ketë pasoja të rëndësishme për Francën në vazhdim të turneut. Nëse Olise ndëshkohet sërish me karton të verdhë në çerekfinalen ndaj Marokut, ai do të humbasë një gjysmëfinale të mundshme.

Pikërisht për këtë arsye, Federata Franceze ka vendosur t'i drejtohet FIFA-s me kërkesën për anulimin e kartonit, me shpresën që lojtari të hyjë në fazat vendimtare të turneut pa rrezikun e pezullimit./Telegrafi/