Please enter at least 3 characters.

Franca shkëlqen kundër Holandës (Video)

2017/08/thomas-lemar.jpg

Franca ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.

Francezët para shikuesve të vetë kanë triumfuar kundër Holandës me rezultat të thellë prej 4-0.

“Trekolorët” realizuan një gol pjesën e parë për t'i lënë vend dy soshve në pjesën e dytë, të cilat ishin të mjaftueshme për tre pikët e reja.

Antonie Griezmann nuk e qoi dëm një asistim të Olivier Giroudit, ku shënoi gol në të 14 minutë.

Megjithatë, edhe pse dominuan vendasit në 45 minutshin e parë më nuk pati gola.

Por, Franca vazhdoi edhe në pjesën e dytë të shfaq ndeshje të bukur dhe të krijojë raste.

Një prej tyre e shfrytëzoi në minutën e 73-të përmes futbollistit të Monacos, Thomas Lemar.

Paraprakisht në minutën e 62-të Kevin Strootman mori kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht u përjashtua me të kuqin.

Golashënuesi i golit të dytë, Lemar shënoi edhe njëherë para përfundimit të ndeshjes ndërsa në minutën e fundit Arjen Robben qëllon shtyllën e Francës, i cili ishte rasti më i pastër për Holandën.

Kur pritej të përfundonte takimi, Kylian Mbappe shënoi golin e katërt dhe të fundit të takimit, ku Franca triumfoi me rezultat 4-0.

Pas kësaj fitoreje, Franca rrëmben pozitën e parë të grupit A me 16 pikë, tre më tepër se Suedia ndërsa Holanda renditet në vendin e tretë me dhjetë pikë. /Telegrafi/