Please enter at least 3 characters.

Franca në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores dramatike ndaj Argjentinës

2018/06/Franca-2.jpg
289:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Kylian Mbappe of France celebrates after scoring his side's fourth goal with team mates during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Francës ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 ndeshjen e parë të 1/8-tës ndaj Argjentinës, duke u bërë çerekfinalisti i parë në Kupën e Botës "Rusia 2018".  

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me Argjentinën që posedonte topin dhe menaxhonte lojën dhe me Francën që krijonte rastet, por me të dyja kombëtare që shënuan nga një gol.

Rasti i parë i ndeshjes i takoi francezëve, ku Antoine Griezmann (9') goditi traversën, para se të shënojë vet në minutën e 13 nga pika e bardhë për 1-0, gol ky që erdhi pas ndërhyrjes në Kylian Mbappe.

Griezmann hapi rezultatin (Getty Images)

Megjithatë, kombëtarja Albiceleste arriti të kthehet në lojë në minutën e 41-të me anë të Angel Di Marias, i cili shënoi një supergol nga distanca për të quar kombëtaren e tij në pushim me barazim 1-1.

Di Maria shënoi një supergol (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Argjentina e nisi furishëm duke befasuar Gjelat me një gol të shpejt në minutën e 48-të, ku Gabriel Mercado shënoi për 1-2 pas devijimit që i bëri një goditje të Lionel Messi.

Mercado devijoi goditjen e Messit (Getty Images)

Ky gol shkundi ekipin e Didier Deschamps, të cilët u rikthyen shpejt në lojë duke shënuar edhe tre gola të tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i barazimit 2-2 erdhi në minutën e 57-të kur mbrojtësi Benjamin Pavard nuk i la asnjë mundësi portierit Franco Armani duke shënuar gol të bukur nga distanca.

Pavard shënoi golin e ndeshjes (Getty Images)

Në minutën e 64-të në skenë u shfaq përsëri Mbappe, i cili pas një veprimi të mirë individual shënoi për epërsinë 3-2, ndërsa në minutën e 68-të sulmuesi i talentuar shënoi për 4-2 pas një kundërsulmi të shpejt.

Mbappe ia siguroi fitoren Francës me dy gola (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, Argjentina u mundua të kthehet në lojë me disa raste të mira, por golin e gjeti vetëm në minutat shtesë me anë të Sergio Agueros, i cili shënoi për 4-3 pas asistimit të Messit, por ky gol nuk mjaftoi pasi në fund Franca fitoi me rezultat 4-3.

Pas kësaj fitore, Franca është ekipi i parë që siguron çerekfinalen, ndërsa do të ndeshet me fituesin e sfidës, Uruguai-Portugali. /Telegrafi/