Franca kualifikohet për Kampionatin Botërorin 2026 me fitore të thellë ndaj Ukrainës
Franca ka vulosur kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026 me një fitore të thellë dhe bindëse ndaj Ukrainës, në ndeshjen e pestë të Grupit D, e zhvilluar të enjten mbrëma në “Parkun e Princave” në Paris. “Gjelat” triumfuan me rezultat të pastër 4:0, duke konfirmuar epërsinë absolute në grup.
Të gjitha golat erdhën në pjesën e dytë, ku francezët shpërthyen me efikasitet të madh.
Kylian Mbappé ishte protagonist kryesor me dy realizime, në minutat 55 dhe 83, duke vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme në fanellën kombëtare.
Me këtë triumf, Franca arrin kuotën e 13 pikëve pas pesë ndeshjesh dhe siguron vendin e parë në grup, që e dërgon direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
𝐃𝐈𝐑𝐄𝐂𝐓𝐈𝐎𝐍 𝐋𝐀 𝐂𝐎𝐔𝐏𝐄 𝐃𝐔 𝐌𝐎𝐍𝐃𝐄 𝟐𝟎𝟐𝟔 🌎🏆
Les Bleus s’imposent 4-0 face à l’Ukraine et se qualifient pour le mondial 🔥🔥🔥
🔜🇺🇸🇨🇦🇲🇽 pic.twitter.com/ubEzwc9i9y
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) November 13, 2025
Ndërkohë, gara për vendin e dytë mbetet e hapur mes Islandës dhe Ukrainës, të cilat kanë nga 7 pikë dhe do të luftojnë për biletën e play-offit. /Telegrafi/


