Please enter at least 3 characters.

Franca jep 100 miliardë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia COVID-19

2020/09/paris-coronavirus.jpg
784:"PARIS, FRANCE - MARCH 18: A woman wearing a protective mask walks her dog on the Esplanade du Trocadero square in front of the Eiffel Tower the second day after the announcement by French President Emmanuel Macron of the confinement of the French due to an outbreak of coronavirus pandemic (COVID-19) on March 18, 2020 in Paris, France. From Tuesday, March 17 at noon for at least two weeks, the French will have to stay at home, under penalty of sanctions, unless travel is absolutely necessary, announced the head of state. President launched the war against the coronavirus and placed France in containment without ever saying the word. The Coronavirus epidemic has exceeded 7,900 dead for more than 198,000 infections across the world. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images )
12:"Getty Images

Qeveria franceze do të zbulojë një paketë stimuluese prej 100 miliardë eurosh për të mbuluar ekonominë e saj të goditur rëndë nga kriza shëndetësore botërore COVID-19.

Kryeministri Jean Castex do të përshkruajë "Planin e Rilindjes" të qeverisë gjatë një konference për medie.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha në fund të muajit gusht se paketa është “veçanërisht ambicioze” dhe se është “ndër më të rëndësishmet në Evropë për sa i përket Prodhimi të Brendshëm Bruto".

Ai gjithashtu tha se kjo do të lejojë “kompanitë të marrin frymë, të investojnë më shumë dhe të jenë më konkurruese” falë një ulje prej 20 miliardë eurosh të taksave.

Qeveria gjithashtu do të ndajë 40 miliardë euro për të mbështetur industrinë dhe shërbimet vendase, 30 miliardë euro për tranzicionin e energjisë, 15 miliardë euro për të rritur inovacionin dhe zhvendosjen e “teknologjive strategjike”.

“Shpresoj që plani i ringjalljes në 2021 të krijojë 160 mijë vende pune”, shtoi Castex

Rritja në Francë u tkurr me 13.8 për qind në tremujorin e dytë. Ekonomia ishte tkurrur tashmë me 5.8 për qind, në tre muajt e parë të vitit.

Banka e Francës vlerëson se PBB do të tkurret me 10.3 përqind këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19 dhe ndikimit të saj në ekonomi. /Scan TV/