Franca e mposhtë në fund Holandën (Video)
25/03/2016
Franca ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në miqësoren interesante ndaj Holandës në Amsterdam Arena.
Sfida u zhvillua në një atmosferë impozante, ku në minutën e 14-të u ndërpre ndeshja për nderë të Johan Cruyff, ku i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë me duartrokitje frenetike.
Më parë, Griezmann (6') dhe Olivier Giroud (13') e kishin kaluar në epërsi Francën për 2-0.
Në pjesën e dytë me të startuar (47'), ishte Luuk de Jong, ai që shënoi për 2-1.
Në minutën e 86-të, Afellay ngriti në këmbë tifozët kur barazoi për 2-2, por shkurt pasi Matuidi (88') shënoi për 3-2 dhe fitoren e Francës.
Kjo ishte vetëm miqësore përgatitore pa asnjë rëndësi. /Telegrafi/


