Please enter at least 3 characters.

Franca do t'i dënoj protestat pa leje pas ngjarjeve nga 'Jelekët e Verdhë'

2018/12/france-tear-gas-rising-fuel-tax.jpg
455:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 24: A fire rages as protesters wearing yellow vests protest against rising fuel prices on the Champs-Elysees avenue on November 24, 2018 in Paris France. The police have used tear gas and water cannon to in an attempt to disperse the protest, which was organised by 'Yellow Vests' (Vestes Jaunes), a protest movement without political affiliation that protests against taxes and rising fuel prices. (Photo by Chesnot/Getty Images)
12:"Getty Images

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe tha se do të nxjerrin një ligj të ri për të dënuar ashpër ata që mbajnë protesta pa leje dhe ata që përdorin dhunën në protesta.

Philippe në një deklaratë për televizionin TF1 ka thënë se "Nuk mund të pranojmë ata që vijnë në protesta për të shkaktuar ngjarje të dhunshme". Sipas tij, për të gjetur zgjidhje ndaj problemeve që kanë shkaktuar protestat e "Jelekëve të Verdhë" do të nxjerrin një ligj të ri për të dënuar ashpër ata që mbajnë protesta pa leje dhe ata që përdorin dhunë gjatë tyre.

Ai ka njoftuar se në ngjarjet e "Jelekëve të Verdhë" që kanë filluar më 17 nëntor 2018 e deri tani janë ndaluar 5,600 persona dhe se më shumë se 1,000 prej tyre kanë marrë dënim me burg.

Kryeministri francez Philippe thekson se rreth 80 mijë forca të policisë do të jenë në detyrë gjatë protestave që "Jelekët e Verdhë" do të zhvillojnë në të gjithë vendin të shtunën.

Protestat e “Jelekëve të Verdhë”, të cilat filluan si një reagim ndaj rritjes së taksave të karburantit dhe u zhvilluan në një kryengritje kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, janë shndërruar në protestat më të dhunshme të viteve të fundit në vend. /Telegrafi/