Fotografitë tregojnë udhëtimin e shkëlqyer të Luke Shaw nga ekipi i fëmijëve te FC Surrey në heroin e Anglisë për Euro 2020 me nofkën 'Shawberto'
Ka qenë një udhëtim mjaftë i vështirë për Luke Shaw, siç e tregojnë edhe këto fotografi të shkëlqyera që e kthejnë para mbrojtësin e Kombëtares së Anglisë.
Mbrojtësi i majtë filloi të luante futboll me një ekip për fëmijë në Surrey dhe tani është kthyer në heroin e Anglisë në Euro 2020, ku nga shumë po quhet si 'Shawberto'.
Kur Shaw si i ri luajti për Molesey, e ndihmoi shumë në formimin e karrierës së tij dhe tani ai po luan në skenën e madhe për Anglinë.
Ka qenë një ngritje e jashtëzakonshme për yllin e Manchester United, pasi Shaë është një nga interpretuesit yjeve të Gareth Southgate, në këtë edicion të Kampionatit Evropian, ndërsa të dielën pritet të jetë startues në Wembley.
Shawit i është dashur të kalojë kohë të vështira nën drejtimin e Jose Mourinhos, i cili ishte jashtëzakonisht i ashpër me të në kohën kur udhëhiqte klubin nga “Old Trafford”.
Por mbrojtësi i majtë i Anglisë është në formën e jetës së tij dhe e ka ndihmuar Anglinë të kalojë në finalen e tyre të parë të Kampionatit Evropian.
Shaw është krahasuar me legjendën e Brazilit, Roberto Carlos, dhe ka marr pseudonimin 'Shawberto'.
Carlos kishte thënë për të se: “Ai ka përmirësuar në çdo ndeshje dhe unë mendoj se ai ka gjithçka për të shkuar në maja të futbollit”.
"Ai është mbrojtësi i majtë i Anglisë dhe kjo në vetvete do të thotë shumë".
Shaë ka dhënë dy asistime në harkun e vetëm tre minutash, ku Anglia dërrmoi Ukrainën në çerekfinale.
Produktiviteti i 25-vjeçarit ka qenë i madh.
Tani ai është i vendosur që të ketë një rol kryesor edhe në finalen e madhe të Anglisë kundër Italisë të dielën në mbrëmje. /Telegrafi/


