Please enter at least 3 characters.

Formacioni i mundshëm i Interit për sezonin 2018/19 me blerjet e deritanishme

2018/07/page.jpg

Interi e ka filluar mirë afatin kalimtar të verës për sezonin 2017/18.

Skuadra nga Milano tashmë ka siguruar shërbimet e Radja Nainggolan, Lautaro Martinez, Stefan de Vrij, Matteo Politano dhe Kwadwo Asamoah.

Pra, deri më tani tregu i Interit ka notë pozitive duke rritur kështu shpresat e tifozëve se sezoni i ri do vjen me suksese të reja.

(Foto: Inter.it)

Sky Sport ka përpiluar një formacion të mundshëm se si do të duket skuadra e Luciano Spallettit me blerjet e deritanishme dhe për hir të vërtetës, zikaltrit dukën të frikshëm.

Në formacionin 4-2-3-1 nga të sapoardhurit në mbrojte pritet të luajnë De Vrij dhe Asamoah, kurse në mesfushën sulmuese Politano e Nainggolan.

(Foto: Inter.it)

Por, ende është fillimi i afatit kalimtar, me shumë mundësi do të ketë blerje të reja, por nuk përjashtohen edhe largimet.

Nuk duhet harruar se në sezonin e ri Interi merr pjesë në grupet e Ligët së Kampionëve. /Telegrafi/