Please enter at least 3 characters.

Formacioni i kombinuar i derbit të Mançesterit, nëntë lojtarë të Cityt dhe dy të Unitedit

2018/04/Man-Utd-Man-City.jpg
327:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 10: Players from both teams react as Marcos Rojo of Manchester United and David Silva of Manchester City lie injured during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on December 10, 2017 in Manchester, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Portali i njohur britanik 'Goal.com' ka publikuar një formacion të kombinuar të dy skuadrave të mëdha nga qyteti i Mançesterit, Unitedit dhe Cityt.

Manchester City është nikoqir i Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Ligës Premier.

Ky takim është i paraparë të zhvillohet nesër (e shtunë) në Etihad Stadium nga ora 18:30.

Për skuadrën e Pep Guardiolas kjo është ndeshje kruciale pasi në rast fitore siguron edhe matematikisht titullin kampion për këtë sezon.

Loja e parë u karakterizua me ndërhyrje të shumta, rivalitet të madh dhe shumë duele (Getty Images)

Në anën tjetër, edhe skuadra e Jose Mourinhos e sheh si shumë të rëndësishëm këtë ndeshje, për të mos lëshuar terren në 'top 4'.

Megjithatë, favoriti kryesor padyshim se është ekipi vendas i Qytetarëve, pasi forma e tyre në kampionat është shumë e lartë.

Portali i njohur 'Goal.com' ka publikuar një formacion të kombinuar të dy skuadrave nga Mançesteri, ku formacioni dominohet nga futbollistët e Cityt.

Në këtë formacion, City përfaqësohet me plot nëntë futbollistë, ndërsa nga Unitedi gjenden vetëm portieri David De Gea dhe mbrojtësi Ashley Young. /Telegrafi/Formacioni i kombinuar i skuadrave nga Mançesteri: