Formacionet zyrtare, Spanja - Kepi i Gjelbër: De La Fuente lë dy yjet kryesore në bankë
Spanja debuton në Kampionatin Botëror 2026 kundër Kepit të Gjelbër, e etur për të bërë një hap të parë të fortë në atë që të gjithë e shohin si favoritin kryesor për të triumfuar.
Kombëtarja e Spanjës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e parë, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë vendimi i përzgjedhësi Luis de la Fuente për të lënë në bankën rezervë dy nga yjet më të mëdhenj të skuadrës, Lamine Yamal dhe Nico Williams.
😱 Ays, que los vestuarios ya están...
¿Hay ganas de ver a nuestra Españita?
📺 Podrás ver el debut de la @SEFutbol a las 18:00 (hora peninsular) en @La1_tve y @DAZN_ES.#VamosEspaña | #CopaMundialFIFApic.twitter.com/dwag2czPeZ
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) June 15, 2026
Kampionët në fuqi të Evropës e nisin rrugëtimin e tyre botëror me objektivin e qartë për të luftuar për trofeun, por trajneri spanjoll ka zgjedhur një formacion që sjell disa ndryshime të rëndësishme në repartin ofensiv.
Spanja hyn në këtë Botëror si një nga favoritët kryesorë për trofeun, duke pasur vetëm një humbje zyrtare që nga ardhja e Luis de la Fuentes në krye të ekipit në vitin 2023.
Formacionet zyrtare
Spanja: Unai Simón; Marcos Llorente, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Pedri, Fabián Ruiz; Gavi, Mikel Oyarzabal, Ferran Torres.
Kepi i Gjelbër: Vozinha; Borges, Pico, Lopes Cabral, Moreira; Cabral, Pina; Duarte, Monteiro; Livramento, Mendes.


