Formacionet zyrtare: Roma - Empoli
03/10/2021
Roma është nikoqir i Empolit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së shtatë në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Olimpico”, me dy skuadrat që tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Për këtë sfidë, Jose Mourinho nuk mund të llogarisë vetëm në Leonardo Spinazzolan, që është i lënduar.
Standings provided by SofaScore LiveScore
Në anën tjetër, Empoli do të ketë mungesa si Samuele Damiani dhe Riccardo Fiamozzi, që janë po ashtu të lënduar.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Smalling, Vina; Darboe, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham
Formacioni startues i Empolit: Vicario; Stojanovic, Romagnoli, Viti, Marchizza; Ricci, Henderson, Zurkowski, Bandinelli; Di Francesco, Pinamonti. /Telegrafi/


