Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Atalanta: Ancelotti e nis me Mbappen, Gasperini me Gjimshitin

2024/08/real-madrid-atalanta-bergamo-uefa-supercup_s455uvtglctc1cws2dj8b1dx6.png

Real Madridi dhe Atalanta takohen sonte në finalen e Superkupës së Evropës në Varshavë të Polonisë.

Mbretërit vijnë në këtë përballje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atalanta vjen si fituese e Ligës së Evropës.

Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy teknik italianë që njihen për taktizimet e tyre.

Carlo Ancelotti si zakonisht e ka publikuar formacionin dy orë para ndeshjes, ku në këtë përballje ka vendosur në sulm Kylian Mbappen nga minuta e parë.

Jude Bellingham, Vinicus Junior dhe Rodrygo po ashtu startojnë nga minuta e parë,

Në anën tjetër, Gian Piero Gasperini staton me Berat Gjimshitin, ndërsa sulmi i është besuar dyshes De Ketelaere dhe Lookman.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrygo, Mbapope, Vinicius.

Atalanta: Musso; Gjimshiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Pasalic; De Ketelaere, Lookman /Telegrafi/