Formacionet zyrtare: Liverpooli dëshiron ta forcojë kreun me ndeshjen ndaj Leicesterit
30/01/2019
Liverpooli është nikoqir i Leicester Cityt në ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës Premier që zhvillohet në Anfield.
Redsat janë liderë të kampionatit anglez me katër pikë më shumë se Manchester City dhe e kanë mundësinë të shkëputen më shumë në krye të tabelë.
Kampioni në fuqi pësoi humbje nga Newcastle United dhe tash ka mbetur prapa duke i dhënë një shans më shumë liderit që ta forcojë kreun.
Leicesteri është i dhjeti në tabelë me 31 pikë dhe aktualisht nuk rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez.
Trajnerët Jurgen Klopp dhe Claude Puel i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë ndeshje.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Keita, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino.
/Telegrafi/


