Formacionet zyrtare: Leeds lufton për mbijetesë, Chelsea për një vend në Ligën e Kampionëve
11/05/2022
Chelsea është mysafir i Leeds Unitedit në ndeshjen e mbetur nga java e 33-të në Ligën Premier.
Blutë akoma nuk e kanë siguruar matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve, prandaj janë në kërkim të pikëve të plota.
Në ndërkohë, Leeds po lufton për mbijetesë, pasi ndodhet në zonën e rrezikut, por me pikë të barabarta me Burnleyn që ndodhet një pozitë më lartë.
Trajnerët Jesse Marsch dhe Thomas Tuchel i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Leeds United: Meslier; Diego Llorente, Cooper, Koch, Struijk; Bate, Phillips; Raphinha, Rodrigo, Harrison; James.
/Telegrafi/


