Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: Bayerni dhe Barca në kryendeshjen e mbrëmjes

2022/09/bayernbarca.png

Bayern Munichu dhe Barcelona zhvillojnë kryendeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve që zhvillohet në Allianz Arena.

Dy gjigantët e futbollit evropian i kanë fituar sfidat e tyre të para (bavarezët ndaj Interit, kurse katalunasit ndaj Viktoria Plzenit), ashtu që ndajnë kreun me nga tri pikë në të ashtuquajturin ‘grupi i vdekjes’.

Kjo sfidë do të përcaktojë rrjedhën e mëtutjeshme për skuadrën që pritet ta kryesojë Grupin C.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet strategëve Julian Nagelsmann dhe Xavi Hernandez.

Formacioni startues i Bayern Munichut:Neuer; Pavard, Upamecano, Lucas Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer; Sane, Musiala; Muller, Sadio Mane.

Formacioni startues i Barcelonës:Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Marcos Alonso; Gavi, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Raphinha.

/Telegrafi/