Formacionet zyrtare: Barcelona futet në derbin me Espanyolin me disa mungesa
Barcelona do të luajë kundër Espanyolit në kuadër të javës së 24-të në La Liga, në përballjen që ndryshe edhe njihet si ‘Derbi Barceloni’.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “RCDE Stadium (Cornella de Llobregat)”, me Blaugranasit që i pret një takim aspak i lehtë.
Për këtë sfidë, Espanyoli do të jetë pa Keidi Baren, De Tomas dhe Caleron, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Barcelona do të ketë mungesën e Memphis Depay, Ansu Fati, Clement Lenglet, Sergio Roberto, Samuel Umtit dhe Wague, që janë të lënduar, gjersa Dani Alves ka karton të kuq.
Formacionet startueseEspanyol: Diego López - Aleix Vidal, Sergi Gómez, Cabrera, Pedrosa - Keidi Bare, Herrera, Darder - Vilhena, Raúl de Tomás, Puado.
Barcelona: Ter Stegen, Dest, Piqué, Araújo, Busquets, Adama Traoré, Pedri, Jordi Alba, Ferran Torres, Frenkie De Jong, Gavi. /Telegrafi/


