Formacionet zyrtare: Ballkani dhe Feronikeli kanë bërë zgjedhjet
06/09/2026
Ballkani dhe Feronikeli do të përballen në kuadër të xhiros së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Suhareka kërkon të vazhdojë me paraqitje pozitive, ndërsa Feronikeli synon të befasojë kampionët në këtë përballje.
Formacioni i Ballkanit: Selmani, Vokrri, Batarello, Jashanica, Dosso, Kuç, Xhemajli, Domgjoni, Diene, Giovanni dhe Berisha.
Formacioni i Feronikelit: Odintsov, Musa, Rexhaj, Thaqi, Prodani, Sharani, Shala, Taipi, Dobratiqi, Deliç dhe Cërvadiku.
Të dyja skuadrat tashmë i kanë bërë zgjedhjet e tyre për këtë sfidë, e cila pritet të sjellë rivalitet dhe emocione në fushë. /Telegrafi/


