Formacionet startuese: Chelsea përsërit ndeshjen ndaj Norwichit
Chelsea është nikoqir i Norwich Cityt për ta zhvilluar ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA.
Takimi i parë që u zhvillua në Norwich përfundoi pa gola, ashtu që takimi do të përsëritet në Stamford Bridge për të vendosur për skuadrën që do të luajë në raundin e katërt.
Natyrisht se Blutë janë favoritë për të vazhduar tutje, edhe pse nuk i përfunduan gjërat që në ndeshjen e parë.
Norwichi bën gara në Championship, ashtu që do ta ketë të vështirë ta sfidojë skuadrën e Antonio Contes në Stamford Bridge.
Formacioni startues i Chelseat: Caballero; Azpilicueta (c), David Luiz, Ampadu; Zappacosta, Bakayoko, Drinkwater, Kenedy; Willian, Batshuayi, Pedro.
Fituesi i kësaj përballjeje në raundin e katërt të FA Cup do të luajë kundër Newcastle United. /Telegrafi/


