Formacionet bazë: Manchester Unitedi favorit ndaj Derby Countyt në Kupën EFL
25/09/2018
Derby County është kundërshtari i Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për Kupën EFL (të njohur si Carabao Cup).
Old Traffordi është arena e përballjes që zhvillohet në kuadër të raundit të tretë të kësaj kupe.
Djajtë e Kuq janë favoritë për të vazhduar në fazën tjetër kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit.
Derby bën gara në nivelin e dytë të ligave angleze (të njohur si Championship), ashtu që vështirë se mund ta befasojë Unitedin.
Jose Mourinho e ka përgatitur strategjinë e lojës, për të siguruar kualifikimin në raundin e katërt.
Formacioni bazë i Manchester Unitedit: Romero, Dalot, Bailly, Jones, Young, Herrera, Matic, Lingard, Mata, Martial, Lukaku.
/Telegrafi/


