Please enter at least 3 characters.

Forcat ukrainase i ndjekin dy ushtarët rusë që po vraponin për të shpëtuar, njëri prej tyre e pëson keq kur goditet nga droni

2023/06/War.jpg

Ukraina ka publikuar pamjet ku sulmon dy ushtarë rusë të cilët po vraponin drejt llogoreve në një fushë të hapur.

Sipas pamjeve të publikuara nga Operativno_ZSU, njëri prej ushtarëve rus e pësoi keq pasi u godit nga droni, transmeton Telegrafi.

Ushtari tjetër, që ishte vetëm disa metra larg siç duket arriti të shpëtonte.

Droni i cili po shkonte me një shpejtësi të madhe drejt dy ushtarëve rusë, arriti ta godiste njërin prej tyre. Në momentin e shpërthimit u vërejt një tym i madh në llogore.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet. /Telegrafi/