Please enter at least 3 characters.

Forcat e armatosura gjermane duhet të jenë më të pajisurat në Evropë, thotë Scholz

2022/09/a8d04bb2-d72b-462a-ae2b-05f3a2668bad.jpg
419:"German Chancellor Olaf Scholz addresses guests during a conference of the German Armed Forces Bundeswehr in Berlin on September 16, 2022. - Europe must take on far more responsibility within NATO, Chancellor Olaf Scholz said during the conference, assessing that Vladimir Putin's Russia currently poses the "biggest threat" to the alliance. (Photo by JENS SCHLUETER / AFP) (Photo by JENS SCHLUETER/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Forcat e armatosura gjermane duhet të bëhen “më të pajisurat” e Evropës, me vendin të gatshëm të marrë përsipër një “përgjegjësi udhëheqëse” në garantimin e sigurisë së Evropës, tha të premten kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

"Si vendi më i populluar me fuqinë më të madhe ekonomike dhe si një vend në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të bëhet gur themeli i mbrojtjes konvencionale në Evropë, forca më e pajisur në Evropë", tha ai.

“Ne po e bëjmë të qartë bindshëm: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësinë udhëheqëse për sigurinë e kontinentit tonë”, vazhdoi i pari i qeverisë gjermane.

Scholz tha se presidenti rus, Vladimir Putin aktualisht përbën "kërcënimin më të madh" për aleancën e NATO-s, raporton cnn.

Kancelari gjerman tha se forcat e armatosura gjermane kishin marrë për një kohë të gjatë role të tjera si "shpimi i puseve, sigurimi i ndihmës humanitare, frenimi i përmbytjeve, gjithashtu ndihma me vaksinimet gjatë pandemisë".

"Por ky nuk është misioni juaj thelbësor," tha ai, duke shtuar "detyra thelbësore e Bundeswehrit [forcave të armatosura gjermane] është mbrojtja e lirisë në Evropë".

Scholz tha gjithashtu se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi brenda NATO-s, në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

"Ne, evropianët, megjithatë duhet të marrim shumë më shumë përgjegjësi brenda NATO-s", tha Scholz.

Ne do të duhet të mësohemi me faktin se Rusia e Putinit do ta përkufizojë veten si një kundërshtar i SHBA-së, i NATO-s dhe BE-së në të ardhmen e parashikueshme, shtoi ai. /Telegrafi/