Please enter at least 3 characters.

​Fondi Monetar Ndërkombëtar: Vaksinimi kundër COVID-19 përmirësoi perspektivën e ekonomisë botërore

2020/12/fmn.jpg

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka thënë se ka një përmirësim në perspektivën e ekonomisë botërore falë planeve të rimëkëmbjes dhe vaksinimit kundër COVID-19.

Megjithatë Georgieva paralajmëroi për rreziqet e një rimëkëmbjeje të pabarabartë midis vendeve.

“Ne presim një përshpejtim të mëtejshëm të rritjes”, tha Georgieva në një fjalim.

Sidoqoftë, ajo nuk i bëri të ditura parashikimet e reja të vitit 2021 nga FMN, që do të publikohen më 6 prill.

Duke theksuar “pasigurinë jashtëzakonisht të lartë”, ajo përshkroi “një rimëkëmbje me shumë shpejtësi”, me SHBA-në dhe Kinën që nxisin rritjen botërore dhe vendet në zhvillim që mbeten prapa, një rrezik për të ardhmen e ekonomisë botërore. /Telegrafi/